Një familje që rritet!

Postimet e fundit

Kush jemi ne?!

Kisha e Besimit Biblik është një bashkësi e Krishterë Ungjillore.

Ne besojmë që Bibla është Fjala e frymëzuar e Perëndisë dhe Jezu Krishti është Biri i Tij dhe Zoti e Shpëtimtari ynë.

Qëllimi ynë është të lavdërojmë Perëndinë me jetën tonë. Ne jemi të përkushtuar ndaj njeri-tjetrit si familje e besimit që të rritemi në shenjtëri dhe karakter të perëndishëm.

Vlerat tona janë: Besimi në Perëndinë, dashuria për njeri-tjetrin dhe përkushtimi për ta bërë të njohur Krishtin në komunitetin tone.

Për të mësuar më shumë rreth nesh ju lutem na shkruani në këtë email: [email protected]

Misioni ynë!

Misioni ynë është të bëjmë dishepuj të Krishtit.

“Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë, dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen.” (Mateu 28:19-20)

Çdo anëtar i Kishës tonë duhet të ketë si qëllim ndarjen e ugjillit, aty ku ndodhet, me shpresën dhe lutjen që Perendia do të sjellë në pendim dhe besim të gjithë ata që Ai ka zgjedhur për Shpëtim në Krishtin.

Fito një – Fito Botën!